Parisi nje dashuri pa fund

Do të më pëlqente te pija nje kafe me miqte e mi çdo ditë dhe të ndanim bashkë lajme serioze po aq sa dhe budallalleqe

10 mars 2009

Takim letrat ne Paris

Ditën e djelë, më datë 15 Mars, ora 17.30 Shoqata kulturore "Les albanais de France"  në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Paris organizojnë një takim letrar me shkrimtarët

Diana Culi dhe Ylljet Aliçka,

te cilet do bejne dhe promovimin e librave të tyre të sapo dalë në qarkullim, në prani dhe të botuesit TOENA. Takimi organizohet  në adresën e mëposhtme: 2, rue Montmartre-Senis, Place Jean Marais, (pranë kishës  Saint-Pierre de Montmartre dhe sheshit të piktorëve), Metro: Abesses-Nr 12, Bus: Montmartre

Posté par tetena à 22:55 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [4] - Permalien [#]

19 février 2009

Afërdite IBRAIMAJ gjithmonë në Paris

gviewAfërdite IBRAIMAJ

mund të vizitoni deri më 28 shkurt ekspozitën me fotografite e saj.

Adresa:
LOU PASCALOU
14 rue Panoyaux 75020 PARIS
metro: Ménilmontant

Takim  me artisten : të djelën 22 shkurt në orën 7 të mbazdites

Takimi do të shoqërohet me muzikën e kompleksit :
DAVID LEWIS trompet,
BOBBY RANGEL sax & flutes,
ETIENNE BRACHET drums,
RAYMOND DOUMBE bass,
BENOIT GIL kengëtari dhe gitarist

& plot të ftuar të tjerë surprizë ...

Hyrja falas ; Pijet me para dhe artistët sipas dëshir¨s tuaj

Posté par tetena à 10:54 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags : ,

30 janvier 2009

Lajmerim kulturor me vonesë dhe në frëngjisht.

241008_191602_VISSI

DUO FLUTE ET VIOLON  - 30/01/2009 à 20h 30  

JETA STAROVA MEHMETI Flute
ERMAL MEHMETI Violon

Un duo peu ordinaire composé uniquement de ces deux instruments sans la basse, ce qui fait ce duo inhabituel, intéressant émouvant, composé d'un programme musical, d'un mix sublime de pièces classiques et contemporaines jusqu’à des adaptations de l’ancien folklore albanais.

1.MARIN MARAIS:FOLIES D'ESPAGNE
2.J.S.BACH:MENUET ET BADINERIE DE LA SUITE EN SI MINEUR
3.W.A.MOZART:MARCHE TURQUE
4.A.DVORAK:HUMORESQUE
5.A.PAZZOLA:DEUX TANGOS
6."YLBERI" THEME ANCIENNE ALBANAISE
7. TROIS THEMES ALBANAISES 8. "BURIME":DEUX THEMES Albanaises
9. "MARGJELO":CHANSON ANCIENNE ALBANAISE

Transcriptions pour Flûte et Violon par ERMAL MEHMETI

OUVERTURE DES PORTES AU PUBLIC : 20H15

CONDITIONS D’ENTREE : Libre participation

Posté par tetena à 16:30 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [0] - Permalien [#]
Tags : , ,

26 janvier 2009

Një vit i Ri - pasojat e mondializimit

Sot është viti i ri Kinez. Nuk kam fotografi të evenimentit se nuk para dukem nga Parisi nëto kohët e fundit (justifikimi i mungesës në blog), vitin e kaluar isha nxënës I dalluar por nejse. Ku e kisha, tek Viti i Ri se vdes për festat. Pse sot, jo vetëm se është viti i ri por sepse kolegu im vietnamez më mësoi ca gjëra për këtë feste dimrore.

  1. festa nuk është dimrore, bile shënon fillimet e festimeve të pranverës (!) në Kinë,
  2. Nuk është vetëm kineze, bile me sa duket kanë ca kontradita/ngelje hatresh andej na Azia.
  3. Tradita do që për tre dite nuk duhet të nevrikosesh që të të shkojë viti mbarë (burimi, kolegu im)
  4. Për tre ditë nuk duhen derdhur plerat, tradita thotë që në të kundërt, gjatë vitit do të të përfundojnë paratë në të njëjtin vend (burimi, kolegu akoma).
  5. Është viti i Demit. Mos qeshni ju lutem se bëhet fjalë për atë aziatik (burimi, edhe gazetat e kishin sot, preçizimi, kolegu simpatik).
  6. Kujdes se ka dem e dem (nuk dyshoni besoj). Ata që lindin në mëngjes janë pak të levizshmë dhe turbulues, të mbazdites, janë të qetë dhe cool . (burimi, kolegu akoma)

Pra një vit të mbarë për festëdashësit kudo në botë !

Posté par tetena à 22:23 - Jeta e francezes nga Shqipëria - Commentaires [3] - Permalien [#]

13 janvier 2009

Vjeshtë në Paris

P1060263

Mund të vendosja disa diçitura në këtë fotografi:

  • Shikoni titullin më lart

  • Duke shkuar në punë, rrethinat e Parisit.

  • A nuk ju kujton këtë filmin !

Po ju që kaloni këndejna, çmendoni?

Posté par tetena à 22:33 - Franca, jo vetëm Parisi - Commentaires [6] - Permalien [#]
Tags :

09 janvier 2009

Dy artikuj

Dy artikuj në frëngjisht sot. Artikujt nuk kanë ndonjë lidhje me njëri tjetrin veç faktit që flasin për atdheun dhe që janë në frëngjisht. Për jo frëngjishtfolësit apo kuptuesit e kwsaj gjuhe, kërkoj falje se artikujt nuk po i përkthej. Për të tjerët sipas interesit, mund të lexoni mbi dy tema:

Ambjentin, ruajtjen dhe përmirësimin e tij sidomos në Tiranë. Për ata që banojnë në atdhe nuk besoj se do zbuloni ndonjë gjë por interesi i artikullit qëndron në këndvështrimin e autorit, Mickaël Wilmart, dhe sintezën që i bën ky i fundit pollitikës së bashkisë këtë dhetvjeçarin e fundit.

motoPushimet. Artikulli i dytë na rikthen pak në verën e nxehtë dhe pushimet që duken larg në këtë të ftohtin e këtij fillim viti (me fillim viti të ftohtë e kisha me Francën që po na plevitos, ka më shumë se një javë). Pra artikulli i dytë janë përshtypjet e dy motoristave motoçiklistave apo nuk e di si shkruhet në këtë verë në Shqipëri.

Posté par tetena à 21:42 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [4] - Permalien [#]

08 janvier 2009

Gjeni doktorin

04055_LeMedecinFig_PH_medDhe është një aksion i vështirë dhe mund te klasifikohet i pamundur në varësi të situatës familjare, komshijtë e afërt dhe të largët, kohës që kalon me ta, cilësinë e tyre komunikative – dhe flas gjithmonë për gjetjen e një doktori ashtusi dhe titulli e përcakton

Një parantezë e vogël. Këtu në Francë, doktorin e përgjithshëm dhe pediatrin e zgjedh vetë. Çmimi i një vizite është i përcaktuar nga sigurimet shoqërore. Për doktorët që kanë çmime më të larta, diferencën e paguan nga xhepi. Jo tamam në fakt se nëse punon, paguan ca siguracione shtesë të siguracioneve shoqërore që të rimbursojnë diferencën. Nëse nuk je në punë je në merde siç thonë francezët dhe bën mirë të mos sëmuresh.

Nejse ku e kisha ? tek liri demokraci për zgjedhjen e doktorit. Pra hap librin e adresave (në internet për llojin tonë) dhe si e kërkon doktorin ? në përgjithësi më afër shtëpisë. Dhe ku bie ? Ku të të lëshojë perëndia se me thënë të drejtën, se janë të jashtëm nuk do të thotë që janë të mirë doktorat këtu. Ndaj dhe paragrafi i parë që duhet të pyesësh bashkqytetas që bënojnë jo larg nga ty për të gjetur një të hajrit. E keqja është që këtu nuk shkon tek komshiu për kripë, ndaj akoma shansi të keshë koshij të dashur ose fëmijë se me prindrit e fëmijëve që janë shokë me fëmijun tënd, mund të shkëmbesh adresa dhe vlerësime mbi shërbimin shëndetësor.

Posté par tetena à 17:01 - Jeta e francezes nga Shqipëria - Commentaires [2] - Permalien [#]

07 janvier 2009

Poezi popullore ?

P1060281

Le va – et – vient de la cannette de bière,
Négligemment laissée sous un strapontin
Donne aux voyageurs le mal de mer
C’est pas banal en souterrain !
Pour ne plus avoir mal au cœur,
Jetez – la à la poubelle, ça sera le bonheur !

Luhatjet e kanoçes së birres
E lënë ashtu në një sedilje
Ju jep udhëtarëve dhimbje deti
Ndodh shpesh në trenat e nëndheshëm !
Për të mos u sëmurur
Hidhe në plera, ja lumturia !

Në metronë e Parisit, para shumë kohësh, për edukimin e masave mbase, filluan të shfaqeshin copa poezie nga autorë të njohur. Tjetri që është nul në poezi pati rastin të lexonte ndonjë. Pastaj poezitë u zhdukën, nuk shikoja më. Para nja një jave, bëra këtë fotografi nën sytë e çuditur të bashkudhëtarëve. Përkthimi im lë për të dëshiruar, çdo përmirësim është i mirëpritur, veç mos u çuditni, niveli është zero !

Posté par tetena à 11:55 - Parisi - Commentaires [2] - Permalien [#]
Tags : ,

05 janvier 2009

Mirela DHRAMI fillim i mbarë 2009

invit_expo_HLM

Ja një fillim artistiko shqiptar i këtij viti të Ri këtej nga Franca. Artistja shqiptare Mirela Dhrami, të cilën mund ta njihni tashmë nga ekspozita e mëparshme, ekspozon rishtas krijime të sajat.

Vernisazhi është nesër, 6 Janar duke filluar nga ora 6 e mbazdites.
Adresa : l'espace d'accueil de l'Office de HLM de Nanterre 93
avenue Joliot-Curie,
RER A, station Nanterre Prefecture.

Ftesa fotografia e parë e këtij lajmi.

IMG_1771

Posté par tetena à 18:41 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [2] - Permalien [#]
Tags : ,

04 janvier 2009

Gëzuar Viti e Ri

bonne_ann_e

Sa më shumë ikin vitet aq më shumë harrojmë traditat ? Apo fitojmë të reja ? Apo pasurojmë të vjetrat – pak nga të treja arsyet e mësipërme mbase për të guxuar urimin e një viti të mbare dhe të gëzuar në shqip në këtë blog në fillim të janarit.

Për të vazhduar pak më shumë në fajet e mia, i uroj këtij blogu pak më shumë seriozitet në apelin ditor dhe jo shumë në trajtimin e të rejave.

Pra gëzuar të gjithëve që kaloni këtej dhe vit të mbarë.

Posté par tetena à 23:44 - Commentaires [0] - Permalien [#]

19 novembre 2008

Takim mbi një libër për Voskopojën në Paris

51f7Z1lncvL__SL500_AA240_

Shoqata Albania

Organizon një takim me

Maximilien DURAND
Historian arti dhe shkrimtar

Me rastin e publikimit të librit të tij
‘Sixtine e Ballkanit. Kisha Shën Athanasi Voskopojë’

Të mërkurën 19 nëntor 2008 më 18 :30
Maison des associations du 7ème arrondissement
93, rue Saint-Dominique 75007 Paris
Métro : La Tour Maubourg

Voskopojë Ekzistojnë akoma nga epoka më e ndritur e saj, 5 kisha dhe një Manëstir të ndërtuar dhe zbukuruara mes shekujve XVII dhe ËVII Mes këture monumenteve, më i spikaturi për autorin është kisha Shën Athanasi e ndërtuar më 1734 dhe dekoruar në vitet 1744 – 1745 . Pikturat e kësaj kishe janë realizuar nga vëllezrit Kostandin dhe Athanas të mirënjohur me pseudonimin « Zografi ».

Posté par tetena à 08:59 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [6] - Permalien [#]
Tags :

10 novembre 2008

Pejsazh jasht qytetit. 2

20080525_142

Pejsazh Francez - kush e gjen objektin?

Posté par tetena à 11:49 - Commentaires [6] - Permalien [#]
Tags :

04 novembre 2008

Për kë do votonin shqiptarët.

E kisha per pyetjen "Për cilin do të votonin shqiptaret Obama apo McCain", pyetje e bere tek peshku tashme. Ka nja 100 komente veç nuk u zgjata ti lexoja, rendisja, numeroja dhe llogarisja rezultatin.

Gjeta përgjigjen në nje site frengjishtfolese, dhe fituesi është ...

John McCain

me 56,4%. Shqiperia eshte i vetmi vend me fitim te sigurt. Pra nese kandidati nuk fiton, miqte tane andej nga Amerika mund t'i bejne ze se ka nje shans akoma ne atdhe.

Sigurisht bej shaka, nuk dua te analizoj pse-ne megjithese arsyet mund te jene te ndryshme, pozitive dhe negative. Nuk dua te flas as per zgjedhjet, gjithandej degjohen vetem komente mbi ngjarjen qe po afron. Ju uroj amerikane zgjedhje te mbara.

Nese doni te votoni, shkoni ketu. Sapo pashe rezultatet dhe per momentin, Maqedonia na e kalon ne mbeshtetjen per kandidatin e djathte!

Posté par tetena à 22:29 - Commentaires [0] - Permalien [#]

31 octobre 2008

Dyqan për lopofilët në Paris

Termi lopofil është një shpikje gjeniale nga ana ime (!) (apo jo, nejse tashti e thashë dhe besoj kuptohem)

Termi u gjet për të prezantuar këtë dyqanin parizjan objektesh me motive lope!

20060723_049        20060723_050

20060723_051

Kush do adresën, te me bej nje xëre elektronike.

Posté par tetena à 23:27 - Commentaires [7] - Permalien [#]

30 octobre 2008

Libri fotografik - Albanie nga John Demos.

albanie015_600

John Demos, është një fotograf me reputacion internacional. Në momentin e rënies së regjimit komunist vendos të vijë në Shqipëri. Prezantaur si një turist i thjeshte, me aparatin e tij ai do fiksojë këtë periudhe unike që kalonte Shqipëria. Pra këtë kalim, nga shteti më i izoluar nën një diktaturë komuniste, në një vend të hapur ku njerzit mund të lëvizin lirshëm, autori e fiksoi me aparatin e tij. demosalFruti i punës së tij është ky libër/album i botuar në bashkëpunim me Ismail Kadarenë në një nga shtëpitë botuese më prestigjiozet në Francë .

Autori : John Devos është themeluesi i agjensisë Apeiro në Greqi dhe një figurë e rëndësishmë në artin e fotografisë në vendin e tij. Adept i aparatit fotografik Leica, një virtuoz i fotografisë Bardh et Zi.

John Demos. Albanie
Botuesi : Actes Sud,  28 x 26 cm , 144 faqe
ISBN : 978-2-7427-7619-1

DSC_0194Munda të gjeja ca fotografi të këti libri dhe po i vendos këtu. Nëse dikush e ka parë, përshtypjen do të ishin shumë interesante. Unë sa të më jepet rasti, do shkoj të gërmoj andej nga libraria.  DSC_0202

Posté par tetena à 22:20 - Shqipëria dhe Bota - Commentaires [3] - Permalien [#]
Tags : ,



Page suivante »